Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar mesazhin e parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, mes debatesh shumë të nxehta me presidentin amerikan Donald Trump dhe me prishjen e firmosjes së një marrëveshjeje për mineralet e rralla, e cila ishte e parashikuar.

Përmes mesazhit të shkruar në median sociale X, Zelensky duket se ironizon zëvendëspresidentin JD Vance, i cili i tha atij në Zyrën Ovale se “nuk kishte falënderuar asnjëherë për ndihmën SHBA-të”.

Pasi ia bëri të qartë në takim se ai me dhjetëra herë e ka falënderuar popullin amerikan, Zelensky shkruan në X:

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Trump, Kongresi dhe popullin amerikan.