Rrahmani ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtin koronavirusi.
Virusi vdekjeprurës, COVID-19, është duke u përhapur shpejt nëpër botë.
Vendi më së shumti që është prekur, është Italia, aty ku luajnë shumë lojtar shqiptarë, përmendur edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Rrahmani tash e disa ditë është vet-izoluar në Verona dhe përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë edhe shqiptarët, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtim virusin e padukshëm COVID-19.
Kosovë ju beje thirrje te rrini ne shtëpi, përmbajuni rregullave. Se bashku e kalojmë edhe këtë sfide #RRINESHPI”, ka shkruar Amiri.
Ai ka publikuar disa fotografi të qytetit të Veronës me rruget e sheshet e boshatisura, duke treguar se qytetarët po i përmbahen rregullave atje.







