Kryeministri në detyrë

Mesazhi i Haradinajt për Kurtin: Nëse e heqë taksën do t’i bësh dëm edhe vetes edhe Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se taksa është një ndër temat që ka konsoliduar Kosovën.

“Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por për aspekte të tjera. Taksa nuk duhet të hiqet, po habitem me disa që thonë ashtu. Kushdo që shkon asaj rruge i bën dëm edhe vetes edhe Kosovës. S’ka reciprocitet deri në njohje nga Serbia”, tha ai.

Haradinaj, gjithashtu ka kërkuar nga ministrat e tij në detyrë që të mbajnë edhe një mbledhje të radhës, në rast se vonohet krijimi i qeverisë së re.

“Në rast se vonohet formimi i Qeverisë së re, unë iu kisha ftuar që të mbajmë edhe një mbledhje tjetër të Qeverisë në detyrë, sepse ka tema që nuk mund të presin shumë. Deklarohuni me votë se a jeni edhe për një mbledhje të Qeverisë ku ka çështje më prioritet”, tha Haradinaj.

loading…