Mesazhi i fundit i kuzhinierit kosovar që vdiq nga COVID 19: Leni këto maskarada, vaksinoni popullin

Kuzhinieri i njohur kosovar, Përparim Babalija, ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Sipas familjareve të tij, ai ka vdekur nga COVID-19, teksa përmes një postimi në llogarinë e tij personale ne “Facebook”, kishte kërkuar që të vaksinohet populli e t’i lënë anash ‘lojërat’ politike.

“Hec more vaksinoni popullaten e leni keto palaqollyke  e maskarada poltike  BOLL MO”, kishte shkruar ai.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe një restaurant i njohur në Shqipëri.

“Përparim Babalija ,një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari covid. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovu Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në postimin e këtij restauranti.