Presidenti i UEFA-s

Mesazhi i Ceferinit, dërguar Rubialesit: Perez, idiot dhe racist!

Gazeta spanjolle online “The Objective” publikoi këtë të enjte disa mesazhe mes presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe Luis Rubialesit, në atë kohë president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF).

Biseda daton në 6 dhjetor 2019, kur presidenti i UEFA-s shprehu publikisht kundërshtimin e tij ndaj faktit që Florentino Pérez, president i Realit të Madridit, ishte mbështetësi kryesor i projektit të Superligës Evropiane.

 “Do të flas me Florentinon, sepse në Spanjë, nëse kam kundër meje Javier Tebas dhe Florentinon, do të jetë e pamundur. Le të mendojmë se çfarë është më e mira. Ai është një njeri shumë krenar. Mendoj se mund të përpiqemi të flasim dhe të qetësojmë gjithçka, por a do të qëndroj me ju 100 për qind?”, ka shkruar Rubiales.

Në përgjigjen e Ceferit shkruhen këto fjalë: “Edhe unë jam krenar, mos harroni. Nuk dua të flas me të. Unë do ta bëja vetëm për ty. Ai është një idiot dhe një racist. Mos i qetësoni gjërat për mua, nuk kam nevojë. Ajo që dua është që ju të jeni të fortë.”