Mesazhet me Selmanajn, Gashi i quan montazh: Dilni përballuni me të vërtetën në Kuvend!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka quajtur shpifje dhe montazha imazhet e mesazheve që rrjedhen sot në rrjete sociale.

Ai ka thënë se rasti është denoncuar në Polici dhe Prokurori nga deputeti Selmanaj.

Ky është postimi i Gashit:

Shpifesit ne aksion,

Dilni e perballuni me te verteten ne sallen e Kuvendit, jo me montazha ne Facebook.

Rasti i mashtrimit te publikut eshte denocuar ne polici dhe ne prokurori, nga deputeti Driton Selmanaj.
Pergjegjes eshte kushdo qe shperndane keto shpifje.

Shihemi!