Me nderimë të larta policore, sot i është lamtumira e fundit, policit që vdiq tragjikisht dje në Prizren, Sami Thaqi.

Sami Thaqi, që pak minuta më parë u shpall “Hero i Kosovës” varroset në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Në këtë ceromini mortore morën pjesë një numër i madh  i pjesëtarëve të Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj tha se Sami Thaqi do të ndahet vetëm fizikisht nga kolegët e tij, ngase vepra e policit të rënë nuk vdes kurrë.

“Samiu ndahen vetëm fizikisht nga ne. Sakrifica e tij e shokëve të tij për të dëshmuar që ky vend ka liri dhe mbrojtje, është vepër që nuk vdes kurrë. Ne do të jemi krenarë për shëmbëlltyrën e tij. Më lejoni që në emër timin dhe të gjithë qytetarëve të shpreh ngushëllime për vdekjen e Sami Thaqit”, tha ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se shembulli i Sami Thaqit do të jetë vetëm shtysë për kolegët e tij në punën e tyre, që të njëjtit mos të ndalen asnjëherë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Samiu ishte motivues për të tjerët, sepse guximi i tij motivonte edhe kolegët që i kishte afër. Ky rast nuk do të na zbraps, por ne do të vazhdojmë fuqishëm lufitimin e krimit. Dëshiroj që të shprehë ngushëllimet e mija më të sinqerta, duke iu siguruar që unë dhe Policia e Kosovës do të jemi gjithmonë afër jush”, tha ai.