SHSKUK

Merret vendimi: Qytetarët lirohen nga pagesat në hyrje-dalje në QKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se ka vendosur të bëjë lirimin e të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa.

Vendimin e ka marrë ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të parandalimit dhe shmangies së kontaktit nëpër laura.

Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera.