Merret vendimi për koncertin e Malumës në Tiranë

Koncerti i Malumës në Tiranë nuk po anulohet.

Menjëherë pas njoftimit zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë se ndalohen aktivitetet kulturore si dhe tubimet e mëdha nëpër sheshe, të menjëhershme ishin reagimet nga fansat duke dashur të dijnë se cka do të ndodhë me koncertin e këngëtarit të njohur latin Maluma

Dje Ministria e Arsimit bëri të ditur se edhe ky koncert do të anulohet.

Por, organizatorët e këtij eventi kanë dalur me deklaratë publike duke thënë se ky koncert nuk do të anulohet në tërësi, por që do të shtyhet për një datë të pacaktuar.

Gjithashtu ata bënë me dije që biletat e blera nga fansat deri më tani do të jenë valide.

Maluma, parashihej të performojë në Tiranë me 14 Mars.

View this post on Instagram

SHTYRJE e koncertit MALUMA 14 Mars 2020. Në vijim të mbledhjes së sotme të qeverisë drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e aktiviteteve publike dhe jo publike, si edhe anullimin e grumbullimeve masive në vend, të mbyllura apo të hapura, ju bëjmë me dije që koncerti i këngëtarit MALUMA, i programuar për tu mbajtur me datë 14 Mars, do të SHTYHET në një datë të dytë. E RËNDËSISHME: Koncerti i Maluma në Tiranë do të mbahet, por në një datë tjetër! Të gjitha biletat e blera deri më tani dhe ato që do të shiten në vijim janë të vlefshme për datën e re që do të publikohet nga produksioni sapo situata të jetë më e qetë. Informuam kompaninë përgjegjëse që menaxhon tour-in e Maluma për këtë ndryshim dhe presim prej tyre të na njoftojnë për datën tjetër se kur do mbahet koncerti. Ky problem nuk është vetëm në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera që kanë probleme të theksuara me COVID-19. Stafi i Maluma po bën maksimumin që të menaxhojë këtë situatë të papreçedentë dhe koncertet të mbahen në qytetet përkatëse. Ky produksion ka në përbërjen e tij një numër shumë të madh njerëzish që vijnë nga shtete të ndryshme të botës, ndaj situata duhet të jetë e qetë në gjithë botën që të vijojmë me datat e reja. EDHE NJËHERË THEKSOJMË SE: Koncerti Maluma i parashikuar për tu mbajtur në Tiranë me datë 14 Mars, do të mbahet por në një datë tjetër. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe pak durim deri në anonçimin e datës së re.

A post shared by ConnextAlbania (@connext_albania) on