Merret vendimi për dosjen “Tahiri”

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjat edhe me tre muaj të tjerë afatet e hetimit për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministri do të skadonte ditën e nesërme më 17 janar.

Prokuroria është në pritje të dy letërporosive nga Mali i Zi dhe Katania.

Emri i Tahirit është i përfshirë në grupin e Habilajve, të njohur si kushërinjtë e ish- ministrit, tashmë të arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Në përgjimet e zbardhura flitet edhe për emrin e ish- ministrit si i përfshirë në këtë çështje.