Merr flakë avioni i “Air Albania”

Avioni i “Air Albania” ka marrë flakë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ka raportuar Report TV.

Sipas televizionit, nuk ka asnjë person të lënduar nga incidenti.

Shkak i flakëve në avion dyshohet të jetë një defekt në motor.

Avioni është përfshirë nga flakët pak para nisjes së fluturimit dhe nuk ka pasur pasagjerë në bord.