Merovci për Rexhep Qosjen: E kushtëzoi kyçjen në LDK, kërkonte që aty të mos jetë Fehmi Agani

Adnan Merovci në emisionin Pressing në T7 ka treguar arsyet pse Rexhep Qosja nuk pranoi të futej në LDK.

Sipas disa themeluesve të LDK-së në deklaratat e kaluara në Pressing, Qosjes i ishte ofruar posti i kryetarit të LDK-së, por e kishte refuzuar për shkak të disa emrave që ishin në listën e themeluesve.

“Ai e ka kushtëzuar futjen në LDK për shkak të një emri. Tash me thonë këtu. E ka thënë edhe Shkëlzen Maliqi. Është Fehmi Agani”, tha ai.

Ai tutje thotë se edhe Adem Demaçit i ishte ofruar futja në LDK.

“Demacit i ishte ofruar futja në LDK pas daljes nga burgu, por e kishte refuzuar pasi kishte dashur të distancohej”, tha ai.