Adnan Merovci, ish bashkëpunëtor i ish Presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se nuk pret të ketë befasi në kuvendin zgjedhor të LDK-së që do të mbahet të shtunën më 3 gusht.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk do të kishte asgjë të keqe që kandidaturat për të parin e kësaj partie të bëheshin publike para konventës ndonëse nuk parashihet me statut.

Merovci mendon se kryetari i tanishëm Isa Mustafa nuk ka interesim për të kandiduar për mandatin e tretë, por sipas tij ka një rrethanë që kjo mund të ndodhë.

“Duke njohur personalitetin e Isa Mustafës, mendoj se ai nuk është njeriu që vetëkandidohet, por mund të jetë derivat i bashkëpunëtorëve të tij. Mustafa ndihet mirë. Ai ka shëndetin e nevojshëm për ta luajtur rolin unifikues. Nuk pres që ai të jetë njeriu që vet të jetë kandidat, por më shumë mund të jetë rezultat i bashkëpunëtorëve të tij”.

Sidoqoftë Merovci ka deklaruar se pret që në garën për kryetar të LDK-së të ketë më shumë se një kandidat.

“Të shtunën do të kemi një kuvend të rregullt. Zhvillimet në LDK janë të një rëndësie supreme sepse nga ajo varen shumë procese në Kosovë. Kuvendi është aktivitet partiak që ka elementet politike dhe statutare. Akterët kanë të drejtë dhe është politikisht në rregull që të dalin me një konsensus. Kuvendi është arenë, ku mund të dalin edhe alternativa tjera. Kryesia ose bashkëpunëtorët e kryetarit në këtë rast, ky mund të jetë një qëndrim parimor. Në parim ata mund të merren vesh kështu, asgjë nuk ka të keqe, por në kuvend mund të dalin alternativa të tjera. Konsensusi për një parti gjigante dhe zgjedhjes së një njeriu nuk është çështje jodemokratike. Nuk e vë në dyshim dilemën e një procesi jodemokratik”.

“Janë 355 delegatë që vijnë nga gjitha Kosova. Nuk e shoh shëndetësisht të dëmshme për demokracinë në parti. Kuvendi është vend ku merren vendime supreme, çështja e konsensusit dhe dalja me një kanidatat për një gjigant siç është LDK nuk është jopraktike. Mendoj mund të ketë edhe kandidat tjetër”.

“Ka emra në kuadër të LDK-së që mund ta bartin këtë përgjegjësi të udhëheqjes së partisë që nënkupton punë në terren dhe organizative. Janë dy gjëra të elektorati civil dhe partiak. LDK duhet të jetë syçelë që ta zgjedhë një kryetar dhe kryesi me delegim të përgjegjësive. Këta kanë përgjegjësi që për të nominuarin për kryeministrin, të jetë ai i cili sjell vota. Nëse bartës i listës nuk citet njeriu i qëlluar, gabohet rëndë sepse dëmtohen në elektorat civil”.

loading…