Merkel e çon ne qiell Vuçiqin: Vuçiqin e njoh si njeri dhe ai nuk jep premtime te rreme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila ndodhet për një vizitë dy-ditore në Beograd.

Pas takimit me Vuçiqin, Angela Merkel përmendi se ata diskutuan një numër temash të ndryshme.

“Unë besoj se ndershmëria është në bisedat tona, por edhe aftësia për të dëgjuar palën tjetër është ajo që e dallon marrëdhënien midis Vuçiqit dhe meje. Unë e njoh atë si një njeri që nuk bën premtime të rreme. Faleminderit për mikpritjen tuaj”, tha ajo, shkruan B92.

Merkel po qëndron në Ballkan ku do të mbajë takime me liderët e rajonit para se të përfundojë mandatin e saj si Kancelare e Gjermanisë.

Angela Merkel nesër do të vizitojë Tiranën, ku përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.