BBVA

Meriton Mjekiqi dhe Rike Roçi shfaqen të afërt me njëri-tjetrin, nuk mungojnë puthjet e përqafimet

Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, duket të jetë një emër shumë i komentuar.

Ai gjatë kësaj kohe u përfol mjaft shumë për lojën brenda si dhe për raportet me vajzat.

I njëjti tashmë ka treguar një afrimitet me shumë prej konkurrenteve në këtë format.

Foto: Screenshot/TikTok

E më së shumti është parë me bukuroshen, Rike Roçi, momente këto që janë bërë virale edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi është publikuar një video, ku ai shihet shumë i afërt me të e duke shkëmbyer përqafime.

Foto: Screenshot/TikTok

Kjo ka bërë që të marrë komente të shumta, e të mendohet edhe për diçka më shumë.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë raporti i dyshes në këtë reality shou.