Mërgimtari shkel rregullat në trafik, kthen veturën në ‘zebra’ si në ‘bahçe të babës’

Një qytetar nga komuna e Gjilanit i ka dërguar një fotografi Periskopit për të treguar se një qytetar nga Gjermania e ka kthyer veturën e tij në mënyrë të papranueshme në qendër të qytetit.

Në fotografitë e dërguara duket qytetari që kthen veturën e tij në zebra pasi si duket ka ndërruar mendje se në cilën rrugë të vazhdojë udhëtimin.

Kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm shkeljet e rregullave të trafikut, por Policia tashmë po është më ndërvepruese me qytetarët dhe mediat për publikimet online.