Mërgimtari nga Zvicra për KQZ-në: Na i kanë anulu votat, jemi detyru me ardhë në Kosovë

Një mërgimtar nga Zvicra në një lidhje direkte me T7, ka thënë se ka ardhur në Kosovë për të votuar pasi që nuk i beson KQZ-së.

Ai është ankuar sepse thotë se KQZ-ja ia ka anuluar votat e për këtë arsye janë detyruar të vijnë në Kosovë.

“Kam ardhë me votu për me pas ndryshim në Kosovë, nuk i kemi besu me postë, KQZ-ja gjysmën e votave në lista na e ka anulu, vendosmë me ardhë këtu”, ka thënë ai.

“Kam ardhë me veturë, prej ditës së parë të fushatës, se punën atje e kisha kry me shokë.

KQZ-ja nuk ka ka ndihmu veç na ka pengu, listat u vonojshin, sigurisht edhe gjysma e votave nuk janë marrë parasysh”, thotë ai.