Dje gjatë ditës Policia e Kosovës në Klinë ka arrestuar një qytetar me nënshtetësi zvicerane, pasi i është gjetur drogë në veturë.

Policia gjithashtu në veturën me targa zvicerane ka gjetur katër qese te vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli  për bluarje  dhe letra për mbështjellje

“Njësiti policor ka ndaluar  një veture me targa zvicerane  të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull  kosovar. Gjate kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar katër qese te vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli  për bluarje  dhe letra për mbështjellje”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.