Numër i madh i bashkatdhetarëve të cilit ishin për festat e fundvitit në Kosovë, janë detyruar të presin me orë të tëra që të kalojnë kufirin me Kroacinë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, përcjell Demokracia.com.
“Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike. Qeveri, pyet njëherë ç’janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata? A del Ambasada jonë në Kroaci ndonjëherë të shohë çfarë po ndodhë? Ku të ankohen këta njerëz dhe këto kompani?”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë:
31 Autobus nga Kosova qe 20 orë po presin ta kalojnë kufirin kroat.
Pas 9 ore pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufjitë ballkanik????
A janë këto pritje normale apo thjeshtë trajtim çnjerëzor ndaj udhëtarëve dhe kompanive të autobusëve?
A duhet të mbyllim sytë ndaj këtyre kushteve dhe pastaj të reagojmë kur ndodhin tragjeditë???
Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike.
Qeveri, pyet njëherë ç’janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata?
A del Ambasada jonë në Kroaci ndonjëherë të shohë çfarë po ndodhë?
Ku të ankohen këta njerëz dhe këto kompani?






