“Mërgimtarët po japin edhe jetën për Kosovën”, Labi me shkrim prekës pas aksidentit tragjik në Kroaci

Këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri, ka reaguar pas tragjedisë në Kroaci ku deri më tani është raportuar për 10 persona të vdekur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se se mërgimtarët po dhurojnë edhe jetën për Kosovën,

POSTIMI I PLOTË:

Aq sa na bëjnë medaljet e arta krenarë nga vajzat e djemt tanë të kësaj toke, po aq ndjehemi krenarë që kemi vllezer e motra atje në mërgim dhe gjithçka që kanë na e sjellin në atdheun tonë, e kur behet fjalë jeta e tyre edhe atë e dhurojnë për këtê vend!!

Pra, edhe kur në pyetje është rrugetimi i tyre i vështirë, ata e konsiderojnë të lehtë kur behet fjalë Kosova, Shqipëria e shtëpiat e tyre.

Shpresojë se boll mesuam se sa të shenjtë janë GURBETQARÊT

Zot, ngushëllo familjet e të vdekurve, ngushêllo tërë popullin tonë për vdekjen e atyre shpirtave ku sot humbën jetën duke ardhur në Kosovë!

Sinqerisht dhe shpirtnisht, Labi Kosovë e Shqipërisë!