Dy mërgimtarë nga Kosova janë ndaluar në porti e Barit në Itali, pasi të njëjtit kishin mbështjellë një kufomë njeriu në bagazh për ta sjellë në atdhe, dhe e gjithë ishte bërë për t’u ikur procedurave kufitare.

Këta dy kosovarë kishin mbështjellë me qarqafë dhe të futur në një kuti një të afërm të tyre i cili kishte vdekur në vendin kur po jetonin, dhe kishe vendosur ta sillnin trupin e pajetë ilegalisht në Kosovë.

Ata ishin nisur nga Bari i Italisë për në Durrës, mirëpo janë ndauar nga policia italiane.Mësohet se kjo mënyrë e tyre ishte bërë me qëllim për ta varrosur të afërmin në atdhe.

Zgjedhja e pazakontë e kthimit të kufomës në Kosovë, ishte bërë për të shmangur procedurat.