Kolonat e gjata e krijuara në pikat kufitare Serbi-Kosovë janë përcjellur me reagime të shumta.

Përderisa pikat e tjera kufitare kanë qenë më të lira, në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët është dashur të presin mbi 1 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë.

E këto kolona zakonisht po shkaktohen nga ana e serbve, duke kontrolluar pothuajse çdo veturë që po kalon në këto pika kufitare, raporton Ballkani.info.

E gjendja nuk është më e mirë edhe në pikat e tjera kufitare të shtetit serb.

Kjo është kolona në pikën kufitare Kroaci-Serbi në orën 10:43 të ditës së sotme:

Kolona të gjata janë shënuar edhe në pikën kufitare Hungari-Serbi, rrugë që gjithashtu shfrytëzohet shumë nga mërgimtarët shqiptarë për të ardhur në Kosovë.

Pika kufitare Hungari-Serbi:

Kolonat e gjata janë shkaktuar qysh nga orët e mëngjesit dhe janë përcjellur me ankesa të shumta nga qytetarët që janë detyruar të presin mbi një orë për të kaluar kufirin.

Pika kufitare Slloveni-Kroaci në orën 10:00 të ditës së sotme:

Pika kufitare Kroaci-Serbi në orën 10:00 të ditës së sotme:

/Ballkani.info/