Mërgim Lushtaku thirrje maturantëve: Mësoni e studioni, jeni e ardhmja e Kosovës

Sot, mbi 20 mijë maturantë, i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.

Me këtë rast deputeti Mërgim Lushtaku sot ka vizituar nga afër maturantët të cilëve ju uron sukses, ndërsa kërkojnë të mësojnë dhe studiojnë sepse janë e ardhmja e vendit.

Postimi i tij:

Sot, mbi 20 mijë maturantë, i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.

Së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Arsim, z. Kastriot Duraku vizituam maturantët dhe ndoqëm nga afër të gjitha përgatitjet e bëra në mënyrë që ky proces të jetë i rregullt dhe sa më i mirë.

Provimi i Maturës Shtetërore, është vlerësim i njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë arritur gjatë nivelit të arsimit parauniversitar në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës.

Rëndësia e këtij provimi qëndron edhe në atë se iu mundëson maturantëve që në bazë të performancës së tyre të profilizohen nga shkencat natyrore apo ato shoqërore.

Këshilla ime për të gjithë maturantët është që në bazë të suksesit dhe prirjeve të zgjedhin drejtimin dhe profesionin e tyre në të ardhmen dhe të mos i nënshtrohen presionit apo përzgjedhjes së prindërve, sepse edhe punën që do e bëni mbi bazën e zgjedhjes me dëshirë të profesionit, do të jetë më e suksesshme, më e lehtë, më e kënaqshme dhe nuk do ta ndjeni ngarkesën.

Ju uroj suksese të gjithë maturantëve anë e mbanë Kosovës…e pastaj në fakultet, mësoni, studioni, ngrituni me dije sepse ju jeni e ardhmja e shtetit tonë!