Rusët janë zënë duke mashtruar , kur kanë bërë thirrje për evakuimin e civilëve rusë nga territoret e Ukrainës që i kanë pushtuar. Përshkallëzimi i situatës ka qenë gjithçka e paramenduar nga mercenarët rusë që po i mbështet presidenti rus, Vladimir Putin, duke i furnizuar me armatime.

Dy udhqheqës seperatistë pro rusë, që financohen nga Putini, përmes video mesazheve kanë thirrur banorët rusë të Donbasit që të evakuohen, por që gënjeshtra e tyre u deshifrua shumë shpejt. Videot ishin bërë të mërkurën, ndërsa situata e tensionua të enjten, një ditë pas, duke dëshmuar se seperatistët dhe mercenarët rusë ishin duke shkuar me skenar.

Gazetarët e huaj që po e përcjellin me vëmendje tensionimin në Ukrainë, kanë shkruar për mashtrimin e palës ruse, që përmes këtyre veprimeve po tentojnë t’ia lënë fajin Ukrainës.

Gazetari i pavarur, Vincent Glad ka postuar në Tëitter mashtrimin e seperatistëve rusë.

“Përshkallëzimi dramatik i tensioneve në Donbass sot duket se ka qenë i paramenduar nga pala ruse. Videot e dy liderëve separatistë pro-rusë që bënin thirrje për evakuimin e civilëve në Rusi, të bëra ublike sot u shkrepën të mërkurën”, ka shkruar gazetari duke ia bashkangjitur edhe dëshmitë.