Mercedes V250d i Brabusit kushton më shumë se një Porsche 911 GT2 RS

Kompania e njohur Brabus, vëmendjen më të madhe tërheqë me modifikimin e Sedanëve, Coupeve, kabriove si dhe G-Classës të Mercedesit dhe tani në ofertën e saj gjendet edhe paketa e re për modifikimin e V-Classës (furgonëve).

Ky Mercedes V-Class 250d sipas Brabusit vjen me paketën për aerodinamikën (mbrojtësi i përparmë, pragjet, mbrojtësi i pasmë), dritat LED, rrotat “Brabus Monoblock T” apo “R” prej 19-inç, amortizatorët sportiv (furgoni tani është më i ulët për 15-25 mm), si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa.

Brabusi, po ashtu, për interierin e këtij V250d ka zgjedhur lëkurë “Nappa”, ulëset me ngrohje/ftohje dhe masazh, timonin me lëkurë “Alcantara”, pragjet me logon “Brabus”, ndriçimet e reja, katër drita për lexim, më shumë porte për USB, televizor 21.5-inçësh, Apple TV, PlayStation 4 Slim, tepihët e veçantë, si dhe pedalet nga alumini.

Gjithashtu, Brabusi ofron edhe paketën për përforcimin e motorit dizel me katër cilindra në 235 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme për këtë furgon që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 8.8 sekonda dhe atë maksimale deri në 210 km/h.

Sa i përket çmimit, ky Mercedes V-Class 250d i Brabusit kushton 296.395 euro, më shumë se një Porsche 911 GT2 RS.

loading…