Krah gjigant në pjesën e pasme, që tregon se do të jetë një makinë shumë e fuqishme
Javën e kaluar, e kemi parë Mercedes-AMG GT R Black Series, derisa po testohej, ndërsa kishte dukje shumë agresive dhe hapësira të mëdha për ajrosje.
I njëjti model ka vazhduar testimin, kësaj radhe në pistë, ku është vozitur me një krah gjigant në pjesën e pasme, që tregon se Mercedes po ia teston nivelet e ndryshme të aerodinamikës.
Nëse shikohen me kujdes, krahu është i ndarë në dy pjesë, duke mundësuar që makina të lëvizë sa më poshtë, kur shpejtësia të jetë e lartë.














