Mendy fiton çmimin e portierit më të mirë nga UEFA

Portieri i Chelseat, Edouard Mendy, ka fituar çmimin e portierit më të mirë të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve nga UEFA.

Mendy ndihmoi Blutë në triumfin e Ligës së Kampionëve, derisa u shpreh tejet i lumtur me çmimin e fituar.

Te femrat, Sandra Panos e Barcelonës rrëmbeu çmimin e portieres më të mirë.