Menduh Thaçi ua uron Ditën e Pavarësisë liderëve shtetërorë të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ka dërguar telegram urimi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të parlamentit, Kadri Veseli me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin shqiptar, urojmë që Kosova shumë shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATOs.

Në emrin tim personal dhe në emër të PDSH-së ju uroj juve dhe gjithë shqiptarëve që këtë ditë ta kremtojmë me krenari dhe me besim të plotë për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”.