Mendoj se pyetja ishte në gjuhen shqipe, Mourinho shkakton të qeshura gjatë konferencës (VIDEO)

Trajneri i Romës Jose Mourinho, e ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes finale kundër Feyenoordit që do të luhet nesër nga ora 21:00 në “Air Albania” në Tiranë.

Mourinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“The Special One” e dëgjoi pyetjen, i hoqi kufjet dhe nisi të përgjigjet duke menduar se pyetja ishte në gjuhën shqipe.

Më pas ai u informua se pyetje ishte në gjuhën angleze.

Dhe të pranishmit nisën të qeshin me të madhe.