Mendoi se kishte coronavirusin, burri nga India var veten për ta mbrojtur familjen nga më e keqja

Një baba që besoi gabimisht se kishte coronavirus, për të mbrojtur familjen e tij dhe për t’i mbajtur larg nga virusi vdekjeprurës, u var në një pemë në mënyrë që ata të mos infektoheshin nga virusi.

Të afërmit e pikëlluar të Bala Krishna thanë që ai kishte shikuar me obsesion video në telefonin e tij në lidhje me përhapjen e sëmundjes para se të bindej se kishte virusin.

Fermeri 50-vjeçar më pas mbylli gruan dhe fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në rrethin Chittoor të Andhra Pradesh, Indi, para se të varej nga një pemë pranë varrit të nënës së tij.

Djali i tij Bala Murali tha se babai i tij ishte diagnostikuar me një ethe virale.

Mjekët e siguruan atë që nuk ishte coronavirus, virus që ka marrë më shumë se 1.100 jetë që nga fillimi i shpërthimit global në Kinë, saktësisht në Wuhan. Ka vetëm tre raste në Indi dhe asnjë në Andhra Pradesh.

Por ai mbeti i bindur se ai kishte sëmundjen dhe kur u kthye në fshatin e tij të lindjes Seshamnaidu Kandriga të dielën ai i kërkoi familjes së tij të mbante distancë.