Menaxhmeti i “Transit Club” mohon shpërthimin e mbrëmshëm të bombës në këtë klub

Mbrëmë në orët e vona të natës ka shpërthyer një bombë në një nga klubet e natës në Pejë i njohur si “Transit Club”.

Lajmin për Ballkani.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se shumë shpejt do të tregojë detajet.

Ballkani.info ka kontaktuar edhe me menaxhmentin e këtij klubi, për të marrë detaje rreth rastit, por ata e kanë mohuar të ketë pasur një shërthim në këtë klub.

“Nuk ka ndodhur asnjë shpërthim në klubin tonë. Gjithcka që ka ndodhur, ka ndodhur jashtë objektit të ‘Trasnit Club'”, thanë nga “Transit Club” për Ballkani.info.

Kujtojmë që mbrëmë në këtë klub ka performuar reperi i njohur Azet./Ballkani.info/

loading…