Menaxhimi i situatës në veri, kryeministri falënderon Qalajn e Maxhunin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka falënderuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe kreun e AKI-së, Shpend Maxhuni për menaxhimin e shkëlqyer të situatës në veri.

Atje së fundi serbët kanë inskenuar një krizë humanitare në shenjë revolte ndaj vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe, mirëpo ky skenar u demaskua dhe sot të gjitha bizneset i janë kthyer punës në veri.

“Nuk ka fituar askush në veri. Është me rëndësi që nuk po ndodhë destabilizim. Atje është kthyer normaliteti. Në kohën kur po përballemi me disa sfida në veri, e vetmja që po dëgjoj prej opozitës kosovare janë disa derte të vogla të tyre. Unë mendoj që e kemi menaxhuar mirë situatën në veri. Shprehi falënderim për drejtorin e Policisë, Rashit Qajlaj dhe drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni, por falënderoj edhe institucionet tjera vendore e ndërkombëtare dhe bizneset për menaxhimin e situatës në veri”, ka thënë Haradinaj.