“Menaxhimi i krizës” | Zëvendësi i Borell në Prishtinë, a do t’ia dalë të gjejë zgjidhje

Situata në veri të Republikës së Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar që nga e premtja e javës së shkuar. Pavarësisht thirrjeve të Brukselit zyrtar për de-eskalim të situatës, gjendja s’ka ndryshuar. Kjo duket që të ketë qenë edhe arsyeja pse Josep Borell e ka nisur drejt Kosovës një prej njerëzve më të rëndësishëm të BE-së për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes Charles Fries, që është edhe zëvendës i tij.

Situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës nga ngritur shqetësimet e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Në Kosovë sot ka mbërritur zëvendëssekretari gjeneral për mbrojtjen e përbashkët të BE-së, Charles Fries, në ndërkohë që në Bruksel është mbledhur për një takim Komitetit për Siguri dhe Politikë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka konfirmuar se Charles Fries e kanë dërguar në Kosovë pikërisht për shkak të situatës në veri dhe ka konfirmuar se në takimin e Komitetit për Siguri po diskutohen masat që do të merren nëse Kosova dhe Serbia nuk do t’i dëgjojnë propozimet e Brukselit për shtensionim të situatës, raporton Gazeta Express.

Borell, i cili kohë pas kohë është ankuar se dialogu Kosovë -Serbi po e humb fokusin për shkak të krizave që po shfaqen, ka thënë se Fries do t’i përgjigjet personalisht për situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Shefi i diplomacisë evropiane sot ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, nga i cili ka kërkuar që të suspendohen operacionet policore në veri të vendit.

Gjithashtu ai ka thënë se pret që edhe protestat e dhunshme të serbëve lokalë të ndalen.

“ Pres nga autoritetet e Kosovës që të suspendojnë operacionet policore të fokusuara në objektet komunale në veri dhe protestat e dhunshme të ndalen”, ka shkruar Borell.

Ndërkohë në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me presidentin e Malit të Zi, Borell ka sqaruar se u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin masa për të de-eskaluar situatën menjëherë dhe pa kushte.

“Ju kërkova të dyja palëve që të ndërmarrin masa për të depërshkallëzuar tensionet menjëherë dhe pa kushte. Dhe hapat e mëtejmë të njëanshëm duhet të shmangën dhe qetësia të rivendoset. Si hap i parë, pres nga autoritetet e Kosovës që të supsendojnë operacionet policore të fokusuara në objektete komunale në veri dhe protestat e dhunshme të ndalen”, ka deklaruar Borrell, në një konferencë, që e mbajti pas takimit me Presidentin e Malin të Zi.

Borell ka treguar se gjithashtu është duke bërë përpjekje për organizimin e një takimi urgjent të nivelit të lartë në mes të kryeminisrrit Albin Kurti dhe preisdnetit serb, Aleksander Vucic.

Aktualisht nuk ka ndonjë njoftim nga institucionet në Kosovë, përfshirë BE’në, se cfarë është duke ndodhur me vizitën e Fries dhe me kë është duke i diskutuar “hapat drejt shtensionimit”.