Menaxhimi i dobët, Haskukës i tepron më shumë se gjysma e buxhetit të investimeve kapitale

Prizreni është komuna e dytë më buxhetin më të madhe në Kosovë, por kryetari i saj, Mytaher Haskuka nuk po di ku të shpenzojë paratë, pos atyre që janë të planifikuara në paga dhe mëditje dhe shërbime komunale.

Haskuka e ka pasur të vështirësi gjatë kësaj fushatë zgjedhore që t’u tregojë arritjet e këtij viti para qytetarëve. Kjo ngase për tetë muaj qeverisje janar-tetor, ai nuk mundi të shpenzojë më shumë se gjysmën e buxhetit që ishte planifikuar për investimet kapitale të vitit 2021, shkruan lajmi.net.

Projektet që më së shumti u realizuan i përkisnin kontraktimeve të vitit 2020.

Kuvendi Komunal i Prizrenit kishte aprovuar buxhetin e 2021-tës, në vlerë prej 48 milionë e 973 mijë euro. Që të siguroheshin të mirat për qytetarët, nga kategoria e investimeve kapitale ishte ndarë shumë në vlerë prej 17 milionë e 692 mijë euro.

Sipas raportit financiar të hartuar nga Komuna e Prizrenit për muajin Janar-Tetor, i cili është publikuar në ueb-faqen e komunës para dy ditësh, rezulton se Komuna ka arritur të shpenzojë për investimet kapitale vetëm shumë prej 8 milionë e 158 mijë euro. Duke mos u llogaritur dy muajit, nëntori dhe dhjetorë, ku muaji i fundit është i vështirë për realizmin e projekteve infrastrukturore, rezulton se kanë tepruar mbi gjysma e buxhetit të kësaj kategorie.

Megjithëkëtë, gjatë këtij muaji është parë një intensifikimi i realizmit të kontratave nëpërmjet tenderëve nga kjo komunë, projekte të cilat nuk do të mund të nisin në këtë mandat të Haskukës. /Lajmi.net/

Raporti Janar-Tetor:

Buxheti i vitit 2021: