Menaxheri i Thomas: Është më i mirë se Pogba,

Mesfushori ganez Thomas mbylli një sezon mjaft të mirë me fanellën e Atletico Madridit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

25-vjeçari ngjan shumë me francezin Paul Pogba, ndërsa menaxheri i tij e përshkruan si akoma edhe më të mirë, pasi përveç aftësisë për të organizuar lojën dhe shënuar gola, di të mbrojë mjaft mirë.

“Është një futbollist i ngjashëm me Pogba, madje mund të them edhe më i mirë se francezi, pasi impenjohet shumë më tepër në fazën mbrojtëse. Diferenca e vetme është që luan për Ganën dhe nuk ka kaq shumë media pas vetes, sa Pogba, tha Josè Daniel Jimenez Pozanco.

Më pas menaxheri i Thomas zbuloi se mesfushori ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej 50 milionë eurosh dhe se gjithçka mund të ndodhë këtë verë, duke mos përjashtuar largimin nga Atletico Madridi.