Ajo është repere e njohur. Këngët e saj janë hite të padiskutuara në skenën e muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për Taynan, e cila vazhdon t’i mbush sallat dhe vendet kudo që këndon.

Tayna, sigurisht, një pjesë të suksesit ia dedikon edhe menaxherit të saj, Rinor Hykolli.

Rinori, e cila e ka nën menaxhim Taynan, më herët nuk ka qenë shumë i njohur për publikun.

Së fundi, Rinori në llogarinë e tij në Facebook vazhdon ta reklamojë një superveturë. Sipas asaj që shihet në postimet e tij, kjo është vetura që e ka blerë ai. Është një Audi, Q8, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, Rinori ka mundësi që gjatë vozitjes nuk e sheh ndonjëherë semaforin e kuq!!!

Në një video të publikuar mbrëmë nga vet Rinori në Instagram, ai bën shkelje të rëndë në komunikacion.

Tek semaforët afër Postës së Kosovës, Rinori shihet duke kaluar në semaforin e kuq! Kjo ka mundur të jetë fatale nëse në atë moment do të kalonte ndonjë veturë!

Shihni videon për më shumë!