Menaxheri i reperit Azet, vozit 300 kilometra në orë rrugëve të Kosovës (VIDEO)

Menaxheri i Azet, si duket po qëndron në Kosovë për ditë pushimi.

Sefa Kaya, i cili zyrtarisht është menaxher i reperit të njohur ndërkombëtar me prejardhje shqiptare, Azet, ka postuar disa Instastory ku shihet se gjendet në Kosovë.

Por kjo nuk është e tëra, pasi që si duket menaxheri i Azet ka gjetur edhe një atraksion tjetër në vendin tonë, atë të vozitjes së shpejtë, shkruan Ballkani.info.

Në një video të postuar në Instastory, Sefa Kaya shihet duke vozitur rreth 300 kilometra në orë në një rrugë të Kosovës, teksa pamjet janë kapur nga pasagjeri në veturë.

Kujtojmë se makinat luksoze, veshja e shtrenjtë dhe adrenalina nuk është diçka e re në grupin e Azet.

Vet reperi, para disa muajsh ishte kapur me drogë nga autoritetet gjermane, gjë që kishte bërë bujë në mediat atje. /Ballkani.info