Memli Krasniqi tregon se kur investoi për herë të parë në Bitcoina dhe sa pagoi

Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar se kur ka investuar për herë të parë në kriptovaluta.

Deputeti i Kuvendit i PDK-së, Memli Krasniqi, në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK),  posedon kriptovaluta. Krasniqi ka deklaruar investime në 35 kriptovaluta të ndryshme. Ai në emisionin Pressing në T7 ka treguar se si i ka ardhur ideja që të investojë në kriptovaluta.

”Hera e katërt që i deklaroj. Kur e pash se sa shumë milionerë i kish grupi i VV-së e kuptova pak pse Albin Kurti e kish lënë ligjin për pasurinë me 30 dhjetor. Kjo pra nuk vjen këtë vit pasi atëherë eshte viti i Ri.. Do Zoti e fut më herët pasi jemi të interesuar që të kemi sundim të ligjit. Nuk ka asgjë që të ketë njerëz të pasur. E keqja është që të demonizojmë njerëzit që fitojnë para me djersë dhe t’i bëjnë krenar njerëzit që kanë problem me jetu. Mendoj se ideologjikisht duhet të jetë e kundërta. Mendoj se duhet të vlerësohen njerëzit që mund të krijojnë vende të reja të punës. Sa i përket deklarimit të pasurisë unë gjithmonë kam qenë i interesuar në teknologji. Sot pasuria e Kosovës janë rinia që punojnë në inovacione teknologjike. Jam i zhgënjyer që komunat dhe qeveria nuk punon ma shumë në këtë drejtim. Kemi krijuar ministrinë e inovacionit të parin .ka  folur për teknologjinë  block-chain në Kuvend të Kosovës besoj më 2017. Investimet e para në bitcoin dhe etherium i kam bërë më 2016. I bie pishman që nuk kam investuar edhe më 2018. Ka qenë tendeca e parë. Ka qenë dicka e re jo shumë e popullarizuar por besoj se idetë e mia idologjike, në idenë e bitcoin dhe block-chain si dicka që është përtej censurës, përtej shtypjes dhe kontrollës qeveritare dhe arbitraritetit. Bindjet e mija ideologjike i takojnë të djathtës. Jam liberal .atë kohë i pata investuar të kursimet e mija. Nuk i rekomandoj askujt të investoj më shuëms e sa pret të humb. Bitcvonin e parë e kam blerë 500 euro. Etheriumin 8 euro”, tha ai.

Krasniqi ka thënë po ashtu se në Kuvendin e Kosovës ka njerëz të tjerë që kanë investuar në kriptovaluta, por që nuk i kanë deklaruar.Reklamë

“Edhe në kuvend të Kosovës kanë kripto por nuk i kanë deklaruar dhe nuk i deklarojnë. I ftoj njerëzit që të deklarojnë. Përgjegjësia publike është e madhe. Besoj se duhet të deklarojmë. Sivjet cka vërejta, mi kishin rritur asetet pa qenë. Besoj kur i nxjerrin prej formularit kanë bërë gabim. Por kur e pava në media e pava dicka një shumë 300 mijë euro vlera. U gëzova por nuk i kam aq”, përfundoi ai.