Memli Krasniqi replikon me ministrat e dënuar dhe me aktakuza të qeverisë Kurti

Sot, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për arrestimet në KEK, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka replikuar me tri ministret e Qeverisë Kurti.

Lideri i PDK-së, pas fjalës së tij kryesore, ballafaqoi njërës pas tjetrës Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministren e Arsimit, Arbërije Nagavci.

Dy prej tyre u kërkoi dorëheqjen, për shkak të shkeljeve të tyre që kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës së Ministres, ndërkaq, të tretës, Ministres së Ekonomisë, i kërkoi llogari për situatën aktuale me energjinë.

“Pa asnjë paragjykim personal kjo ministre se ka vendin këtu kjo është dashtë me u shkarku para Nagipit, kjo është e dënume me Ligjin për parandalim të konflikit të interesit për mos deklarim të pasurisë për fshehje të pasurisë ka dënim të plotëfuqishëm. Qytetarë të nderum, keni ministra të dënum për fshehje të pasurisë që dalin na mbajnë ders këtu me na tregu diçka, qysh i paskan shkarku ata tjerët. Mirë që i keni shkarku, për mëditje diçka i përmende, edhe këtë po thojmë shkarkoje, se këtë e keni nxënë sipas Prokurorisë me keqpërdorime dhjetëra milionëshe”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i ka rikujtuar Ministres Hajdari skandalin me rezervat, të cilat, sipas Krasniqit, janë miliona euro që janë zhdukur dhe akoma ajo nuk dhënë përgjigje.

“Miliona euro keni ble, paret i keni dhanë e mallin kurrë se kani marrë. Për ata flasim herën tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Në replikën tjetër, Krasniqi është ballafaquar me Ministren e Arstimit, Arbërije Nagavci. Ai ka thënë se pa asnjë paragjykim personal Nagavci nuk e ka vendin në Kuvend.

“Edhe njëherë, pa paragjykim personal, ju s’jeni e dënume, ju e keni shkelur Kushtetutën, domethënë nuk e di as çka me folë me juve. Ministri që e shkelë kushtetutën, moralisht duhet atë ditë me dhënë dorëheqje. Me thënë m’falni, kam gabuar dhe nuk meritoj të jem s’paku në këtë mandat” ka thënë Krasniqi.

Më tej, lideri i PDK-së ka thënë se zyrtarët qeveritarë janë në zor të madh që kanë marrë për detyrë të mbrojnë Nagip Krasniqin.

“Veç pse ju kanë thanë duheni me dalë me mbrojtë Nagipin, dilni folni në mbrojtje të Nagipit, ma shumë keni ardhë sot se kur keni seanca të rregullta. E keni një zor të madh, por unë po ju them, unë e di që, i bindur jam, që ju s’jeni të përfshirë. Ama mos i’a boni argatin atyne që keni me u kuq nesër keni me u marru nesër, për kon keni dalë këtu”, i ka thënë Krasniqi Nagavcit.

Në fund të replikave të tij, Krasniqi i është drejtuar Ministres së Ekonomisë, Arbërije Nagavci.

“Qe dy vjet e gjysmë Nagip Krasniqi është kryeshef. Qeveria Kurti 1 punën e parë që e ka bo është me e shkarku boridn që e ka gjetë dhe me e emëru borin e ri në KEK. Pse në KEK bash? Qe 3 vjet e keni kapur sektorin e energjisë në kontroll. Tash ti po kthehesh te para 20 vjete, a? Po ju keni ardhur në pushtet për me i përmisu kritikat që i keni pasë. Keni ardhë në pushtet duke i mashtruar njerëzit që keni me i ndërru këto sene. Pse se keni ndalë që 3 vjet? E keni nënshkru edhe protokollin e zbatimit të marrëveshjes në Bruksel, që ka qenë problemi kryesor, që ti e din. Pse nuk po e zbatoni, po po vazhdoni qëllimshëm me i pagu qindra miliona euro serbëv?”, ka thënë Kryetari i PDK-së.