Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot në Viti, strukturat e Degës së kësaj partie, me të cilët diskutuan për sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Vitisë, nevojat dhe kërkesat e tyre, por edhe për qeverisjen qendrore, e cila ka lënë pas dore këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti që po qëndron neglizhente marshi krizës ekonomike, që i ka prekur të gjithë qytetarët e vendit.
“Fatkeqësisht, të udhëhequr nga një mentalitet prej militanti idhnak, Qeveria e Kosovës po i trajton me standarde të dyfishta komunat e Republikës tonë.”, shkruan lideri i PDK-së.
Kransiqi shprehet se bujqit dhe fermerët e Vitisë, ashtu sikur ndërmarrësit dhe punëtorët e sektorit publik e privat, kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje.
“Si parti lidere e opozitës, Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet pareshtur për të shtyrë përpara politikat dhe kauzat, në të mirë të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Vitisë.”, shkruan ai.








