Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Jakup Nura dhe Rrahman Rama, ka pritur sot në një takim drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të prirë nga kryetari i saj, Hysni Gucati.
Gjatë takimit, u diskutua për çështje me interes të përbashkët, me fokus në sfidat aktuale që prekin kategoritë e dala nga lufta.
Të dyja palët theksuan nevojën për bashkëpunim dhe për ndërtimin e një komunikimi të drejtpërdrejtë e të qëndrueshëm në funksion të mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare.
Kryetari Krasniqi ua shprehu mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar si legjitime e të drejta, dhe rikonfirmoi përkushtimin për mbështetjen e vazhdueshme të kategorive të dala nga lufta.







