Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e 40-të të rënies së tyre.
“Në 40 vjetorin e rënies së dy heronjvë të kombit tonë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, sot vizitova familjet Mala dhe Berisha në Gjilan, për t’u shprehur respektin dhe mirënjohen më të thellë për bijtë e tyre – që u bënë bijtë e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Më tej, i pari i PDK-së ka shkruar seRexhepi dhe Nuhiu ishin bashkuar për aktivitete kombëtare.
“Edhe pse Rexhepi dhe Nuhiu kishin dhjetë vite ndërmjet, zjarri atdhedashës me të cilin ishin rritur dhe edukuar në familjet e tyre, i bashkoi natyrshëm si dy breza edhe në shoqëri edhe në aktivitet kombëtar”.
Krasniqi, heronjtw Malën dhe Berishën i ka kujtuar si “veprimtarë” dhe “pishtarë të lirisë”.
“Si intelektualë, veprimtarë e pishtarë të lirisë, Rexhepi e Nuhiu frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në në këtë rrugë – nga “Flaka e Janarit” e deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, vijoi ai.
“Falë trimave të tillë largpamës, sot, duart pa pranga e ballin pa gjak, jemi gati të shënojmë 25 vjetorin e lirisë së shenjtë. Është obligimi ynë, që duke ndërtuar një shtet të zhvilluar, të nderojmë amanetin e heronjve tanë. Lavdi të përjetshme heronjve të Kosovës!”, ka përfunduar Krasniqi.
Ndryshe, të enjten e 11 janarit u bën 40 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
VIDEO BONUS: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë






