Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar se Llapushniku, ashtu si çdo fshat dhe çdo lagje e Drenasit, po qëndron i vendosur dhe i bashkuar në mbështetje të PDK-së.
“Llapushniku, njësoj si mbarë Drenasi, është i vendosur dhe besnik për një dhe të vetmen zgjedhje: PDK 191 dhe Petrit Hajdari për Kryetar,” u shpreh Krasniqi.
Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve të Drenasit është garanci për fitoren e PDK-së dhe për një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve.







