Memli Krasniqi: Llapjanët duhet ta mbështesin Floretë Zejnullahun për ta zhvilluar Podujevën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Podujevë, i cili me kandidaten e kësaj partie për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahun, vizituan Klubin Futbollistik “Llapi” në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe kompaninë e njohur llapjane “Ananas – Impex”, ku shpalosën planin e Partisë Demokratike të Kosovës për sportistët dhe bizneset, për katër vitet e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se ka themelues e aktivistë të kahmotshëm të PDK-së dhe të rinj të Podujevës, ku thotë se pa mobilizim të jashtëzakonshëm për ta mbështetur Floretë Zejnullahun për kryetare.

“Më 17 tetor, llapjanët duhet të bëhen bashkë dhe ta votojnë numrin 177, për të sjellë ndryshimin aq të nevojshëm në Podujevë. Për një qeverisje vizionare, zhvillimore e transparente, për të gjithë qytetarët, pa dallim.”, shkruan Krasniqi.