LAJMI I FUNDIT

Memli Krasniqi i përgjigjet Albin Kurtit: Prej vitit të kaluar të kemi ftu në zgjedhje – nënshkrimet e PDK-së i ke gati nesër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili sonte në televizionin publik tha se kur të dojë opozita vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Lideri i PDK-së fton kryeministrin Kurti që nga nesër menjëherë të nisë procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke u zotuar sërish që nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për shpërndarje të Kuvendit janë gati që nesër.

Kryetari i PDK-së tha se prej viti të kaluar, PDK në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje.

“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam bërë thirrje e të kam pritë me e shpërnda Kuvendin dhe me shku në zgjedhje sa më shpejt. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati! Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë sadopak ndërgjegje për situatën e vështirë në të cilën e ke sjellë vendin”, ka thënë lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.