Deputeti Memli Krasniqi, ka qenë i ashpër ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët më parë i kërkonin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosje për të kërkuar bashkëpunim me PDK-në, duhet të bëj rrugë të gjatë të ndryshimit, duhet të bëjnë reformë të thellë brenda tyre.
“Ju nuk mund të kërkoni bashkëpunim me ne , ju duhet me ba rrugë të gjatë të ndryshimit, ju duhet me u reformua për me pas çfarëdo lloj bashkëpunimi me PDK-në. Ne jemi opozita e kësaj qeverie, ju jeni lara-lara”,tha Krasniqi.
Madje Krasniqi ka folur edhe për atë se deputetët e Vetëvendosjes në fjalimet e tyre,përkatësisht deputeti Dimal Basha, duket se sikur i mësojnë nga i njëjti person brenda ndonjë ambienti të mbyllur, dhe se pa e ditur fare se për çfarë po flasin.
“Ky as nuk e din se ligjin për kompetencat e zgjeruara për me marrë pasurinë e pajustifikume, e ka bë ministri i PDK-së, Abelard Tahiri, se po më doket se ju si zombi gjysma ja nisni me fol ashtu siç ju mësojnë aty brenda”, tha Krasniqi.







