Kryesia e PDK-së ka vendosur sot që t’i shpall zgjedhjet për kryetar të partisë. Zgjedhjet do të mbahen të shtunën e 3 korrikut.
Zyrtarisht ende nuk ka asnjë kandidat të shpallur për kryetar, mirëpo në publik janë përmendur katër emra si kandidatë të mundshëm.
Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili janë emrat e përmendur për ta marrë drejtimin e partisë.
Por kush i ka gjasat më të mëdha nga këta pretendetë? Ballkani.info nga burime brenda PDK-së merr vesh se kandidati me gjasa më të mëdha është Memli Krasniqi, anëtar i Kryesisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
Me gjasa të mëdha, por nën Krasniqin, po vlerësohet edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Për Çitakun është përfolur në media lidhur me kandidaturën e saj si kryetare e PDK’së, megjithatë deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, të hënën në mbrëmje nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimint të tij dhe as të Çitakur për kryetar të partisë.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se kush do t’i hyjë garës për të parin e PDK-së. /Ballkani.info/







