Shqipëri

Meloni del me reagim për 4 italianët që ikën pa paguar në Shqipëri: Rama më tregoi, ua lava unë borxhin

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar për rastin e turistëve italianë të cilët u bënë viral pasi ikën nga një restorant në Shqipëri pa paguar ato që kishin ngrënë.

Meloni ka thënë se një histori të tillë ia ka treguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili I ka thënë se është i lumtur meqë 4 turistët italianë janë ushqyer mirë dhe ishin të lumtur.

Kryeministrja italiane që ka qëndruar për disa ditë pushime në Vlorë ka thënë se i vjen turp për një ngjarje të tillë, meqë s’dëshiron që Italia që përfaqëosn të flitet për gjëra të tilla, që s’respekton punën e tjerëve dhe që mendon se është argëtuese të mashtrosh të tjerët, raporton Express.

Meloni tregon se ka angazhuar ambasadorin Italian që të shkojë dhe të paguaj faturën, me paratë që thotë se ia ka dhënë personalisht ambasadorit.

Meloni thotë s’ishte ndonjë gjë e madhe dhe as që e ka raportuar një pagesë të tillë.

Por shefja e qeverisë italiane thotë se një ngjarje e tillë ka krijuar polemika të brendshme në Itali, dhe thotë se opozita atje duket se preferon një tjetër imazh të Italisë.

“Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën për diçka kaq të parëndësishme të biem dakord të gjithë”, ka shkruar Meloni.