Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur t’i japë një rol të ri institucional analistes politike, Meliza Haradinaj.

Burime të Nacionales bëjnë me dije se Haradinaj është angazhuar zyrtarisht si këshilltare e Presidentes Osmani.

Haradinaj ishte analiste e rregullt në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Haradinaj më parë ka qenë ministre e Punëve të Jashtme si pjesë e AAK-së. Ajo u largua nga partia e Ramush Haradinajt pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku pati dallavere me vota dhe disa persona kaluan në proces gjyqësor për këtë temë. /Ballkani.info/