Mehmeti: “Pronto” të vjedh e të shan, a profesorët e LDK-së njërën dorë ta fusin në xhep me tjetrën të ledhatojnë

Kim Mehmeti ka thënë se po të ishte në vendin e Vetëvendosje nuk do ta kishte aspak problem se me cilën parti do ta bënte qeverinë.

“Mbase jam i detyruar ta bëjë këtë”, thotë Mehmeti në Rubikon të KTV-së.

“Unë kur dua të ironizojë them se këta të Klanit Pronto edhe kur të vjedhin të rrahin, të shajnë. A këta profesorët e LDK-së njërën dorë ta fusin në xhep me tjetrën të ledhatojnë kokën. Pra këtu qëndron dallimi, në disa imtësira”, ka thënë Mehmeti. 

Mehmeti: LDK-ja mendon se Kosovës i mungon sundues, e jo burrështetas

Shkrimtari e analisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, duke folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se politikanët shpeshherë ambiciet personale i kanë më të forta se interesin e vendit për të cilin flasin.

“Posaçërisht kjo vlen për LDK-në, sepse mos të harrojmë, LDK-ja është parti e cila deri tani, prej luftës e këtej ka marrë pjesë në qeverisje. Dhe partitë që njëherë kanë marrë pjesë në qeverisje janë ngapak të rrezikshme”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka treguar më tej se pse mendon kështu.

“Ato mendojnë se Kosovës i mungon sundues. E jo që Kosovës i mungojnë burrështetas të përgjegjshëm, që unë mendoj se mund të jenë zotërinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë më tej ai.